Propagandë gri

Propaganda mund të jetë e drejtpërdrejtë ose të funksionojë duke e fshehur porosinë. Garet S. Xhovet dhe Viktoria O’Donell (Garth S. Jowett,Victoria O’Donnell Propaganda and Persuasion, Sage, 1999) theksojnë tre forma të propagandës: e bardhë, e zezë dhe gri (e hirtë). Te propaganda gri, megjithëse atë që e dëgjojnë dëgjuesit është relativisht e afërt me të vërtetën, ajo u prezantohet në mënyrën, që ta bindin publikun se dërguesi është njeri i mirë. Propaganda gri është diku ndërmjet propagandës së zezë dhe të bardhë. Burimi ndoshta nuk mund të ceket saktësisht dhe saktësia e informacionit nuk mund të vërtetohet. shih propagandë; krah. propagandë e bardhë; krah. propagandë e zezë.

Anglisht

grey propaganda