Propagandë e bardhë

Propaganda mund të jetë e drejtpërdrejtë ose të funksionojë duke e fshehur porosinë. Garet S. Xhovet dhe Viktoria O’Donell (Garth S. Jowett,Victoria O’Donnell Propaganda and Persuasion, Sage, 1999) theksojnë tre forma të propagandës: e bardhë, e zezë dhe gri (e hirtë). Propaganda e bardhë vjen nga burimi i cili është identifikuar saktësisht, ndërsa informacioni në porosi zakonisht është i saktë. shih propagandë; krah. propagandë gri; krah. propagandë e zezë.

Anglisht

white propaganda