Fjalor për edukim mediatik

A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S Sh T Th U V X Xh Y Z Zh А П

Termi i ditës

Отсуство на јазикот

Техника во рекламната индустрија којашто го објавува производот само преку слики и визуелни средства, а не вклучува пораки, слогани, говорење или каква било друга вербална содржина. Целта е да се остави производот да зборува самиот за себе, односно да ги привлече потрошувачите преку слика.

13
February

Rreth Fjalorit

Pse Fjalor për edukim mediatik?

Termi “edukim mediatik” filloi të funksionojë në komunikimin e përditshëm kohët e fundit. Me zhvillimin e medias, internetit dhe valës së re të globalizimit që ka përfshirë botën në mijëvjeçarin e ri, është bërë e qartë se po vendosen rregulla dhe standarde të reja mediatike. Ishte ky fakt që u bë vendimtar për shfaqjen e termit “edukim mediatik”, pasi lexuesi “i zakonshëm” u përball me një numër sfida, dilema, paqartësi, dhe si rrjedhojë u vështirësua zbatueshmëria e bazës arsimore për përdorimin e mediave. Në njëzet vitet e fundit, një numër i madh profesionistësh (gazetarë, filozofë, filologë, antropologë, sociologë, etj.) kanë filluar të merren me këtë problem në mënyrë që t ‘u sigurojnë qytetarëve një bazë solide mbi të cilën ata mund të informohen në botën moderne. Maqedonia nuk bën përjashtim nga këto rrjedha, prandaj edhe tek ne u paraqit nevoja për sistematizimin e termave lidhur me këtë çështje në një botim leksikografik, i cili do të jetë një lloj baze dhe udhëzuesi për të gjithë ata që duan dhe kanë nevojë t ‘i referohen kësaj disipline moderne.

Çfarë paraqet Fjalori për edukim mediatik?

Fjalori për edukim mediatik është përpjekja e parë në Maqedoni për të paraqitur termet e kësaj problematike në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Në të janë mbledhur nocionet më të shpeshta që kanë të bëjnë me këtë fushë. Fjalori është i dedikuar për të gjithë ata që dëshirojnë të fitojnë njohuri dhe shkathtësi në fushën e edukimit mediatik. Meqenëse bëhet fjale për lëndë specifike, fjalori ka një karakter ndërdisiplinor dhe përmban terma si nga media ashtu edhe nga gjuha, filozofia, antropologjia, drejtësia, ekonomia, etj.