Redaktimi

KRYEREDAKTOR, AUTOR

Emil Niami

Emil Niami, doktor i shkencave filologjike (Shkup, 1977). Në vitin 1999 u diplomua në grupet për gjuhë dhe letërsi ruse dhe studime amerikane në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup. Në vitin 2007 mbrojti tezën e magjistraturës “Paronimet në gjuhën maqedonase dhe ruse” ndërsa në vitin 2010 disertacionin e doktoraturës “Antonimet në gjuhën ruse dhe maqedonase”. Deri në vitin 2007 ka punuar në Televizionin A1 në pozicione të ndryshme. Nga viti 2007 deri në vitin 2011 ka ligjëruar gjuhën maqedonase në UShM “M.V. Lomonosov”. Është autor i Fjalorit të parë të paronimeve në gjuhën maqedonase (2020), Fjalorit të parë të Antonimeve në gjuhën maqedonase (2021) dhe Fjalorit të parë të Homonimeve në gjuhën maqedonase (2022). Merret me tema në fushën e leksikografisë, leksikologjisë, sociolinguistikës dhe traduktologjisë.

REDAKTORË, AUTORËT

Simona Gruevska-Maxhoska

Simona Gruevska-Maxhoska është profesoreshë me kohë të plotë/këshilltare shkencore në Institutin për gjuhë maqedonase “Krste Misirkov” – Shkup, UKM. Diplomua në Katedrën për Gjuhë Maqedonase dhe Histori të Letërsisë në Fakultetin filologjik “Bllazhe Koneski”, UKM, ku u magjistroi në vitin 1997 në temën “Leksika dhe stili në veprat e Zhivko Çingo”, ndërkaq doktoroi në vitin 2006 në temën “Sinonime leksikore në gjuhën standarde maqedonase”. Në studimet pasuniversitare për Studime Maqedonase në Komunikologji në Institutin për Gjuhë Maqedonase “Krste Misirkov” – Shkup, UKM mban lëndët: Leksikologji, Semantikë, Stilistikë, Kulturë Gjuhësore dhe Sociolinguistikë, ndërsa në studimet e doktoraturës në UKM lëndën Politika gjuhësore dhe planifikimi gjuhësor. Ka punuar si bashkëpunëtore në projektet kërkimore shkencore “Fjalor i poezisë popullore maqedonase”, “Fjalor i gjuhës maqedonase” (fituese e çmimit Goce Dellçev), “Fjalor intencial-sintaktik i foljeve maqedonase” (fituese e çmimit 13 Nëntor), “Fjalor i sinonimeve në gjuhën maqedonase” (hulumtues kryesor), “Planifikimi gjuhësor dhe politikat gjuhësore në Republikën e Maqedonisë”, “Drejtshkrimi i gjuhës maqedonase” (anëtar i Redakturës dhe autor), “Fjalor i sinonimeve në gjuhën maqedonase” (hulumtues kryesor), “Fjalor digjital i gjuhës maqedonase”. Është autore e monografive “Sinonimi leksikor në gjuhën standarde maqedonase”, “Pikëpamjet sociolinguistike”, “Leksikologjia e gjuhës maqedonase”, si dhe më shumë se njëqind artikuj. Merret me tema nga fusha e leksikologjisë, sociolinguistikës dhe stilistikës.

Mishel Pavllovski

Mishel Pavllovski është profesor ordiner i studimeve kulturore në Institutin e Letërsisë Maqedonase në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Fusha e tij e hulumtimit përfshin studime kulturore, studime për mediat dhe studime për teatrin. Përgjegjës dhe hulumtues kryesor në projektin “Baza e të dhënave letrare maqedonase”. Kryeredaktor i revistës shkencore ndërkombëtare “Spektar” (2010-2012). Një nga themeluesit dhe anëtar i Redaksionit së revistës shkencore ndërkombëtare Kultura/Culture. Bashkë-redaktor i librit Ekonomitë krijuese: Njohuri të teja për iniciativa të reja (2014). I ka botuar punimet: Nga ideja fillestare deri te shteti (së bashku me Jovan Pavllovskin, 1993), Maqedonia: dje dhe sot (së bashku me Jovan Pavllovski, 1996), Lojë e pastër: Biomekanikë në sistemin e regjisurës të V. E. Mejerholjd (1998), Teatri dhe miti (2005), dhe Botët thespiane (2014). Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë. Mishel Pavllovski është fitues i çmimit “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” për librin Maqedonia: Dje dhe sot (së bashku me Jovan Pavllovski, 1997) dhe çmimin kolektiv për shkencë “Goce Dellçev” për projektin “Teatri në tokën maqedonase” (2003).

Sefer Tahiri

Sefer Tahiri u diplomua për gazetari në Fakultetin Juridik në Shkup. Studimet e magjistraturës i përfundoi në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Politike-Juridike në Shkup, në programin studimor Komunikime. Doktoroi në Nju Jork Universiteti – Shkup në fushën e komunikimeve. Nga viti 2008 ligjëron në Fakultetin për gjuhë, kultura dhe komunikime në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Nga viti 2011 punon si hulumtues shkencor në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Ka një përvojë 20 vjeçare në gazetari. Nga viti 1998-2000 ka qenë gazetar dhe redaktor i politikës së brendshme në gazetën “Fakti”. Nga viti 2000 deri në vitin 2006, ishte redaktor i lajmeve të Programit në gjuhën shqipe në TVM. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ishte zëvendës kryeredaktor në ALSAT-M. Nga viti 2001 deri në vitin 2011 ka qenë korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Është bashkautor i Doracakut për Interesin Publik në Gazetari, bashkë-autor i publikimit me titull Raportimi në Interes të Publikut, bashkë-autor i publikimit Diversiteti përmes prizmit të redaksive: Një vështrim më i afërt në krijimin e lajmeve. Që nga viti 2014 është anëtar i Komisionit për Ankesa pranë Këshillit për Etikë në Media. Në dy mandate, nga viti 2014 deri në vitin 2018, ishte anëtar i Bordit Drejtues të Institutit Maqedonas për Media.

Sead Xhigal

Sead Xhigal ka lindur në Shkup në vitin 1975. Diplomoi në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, në Katedrën për gjuhë maqedonase dhe sllave. Në vitin 2010, në studimet pasuniversitare në Grupin për Komunikime pranë Institutit për Hulumtime Sociologjike dhe Politike – Juridike (ISPPI) në Shkup, mbrojti tezën e magjistraturës “Dallimet në lajmet e shërbimeve televizive në nivel shtetëror” në fushën e mediave elektronike, dhe mori titullin Master i Shkencave të Komunikimit. Në vitin 2021, në Fakultetin Juridik, mbrojti tezën e doktoraturës “Sfera politike online në epokën e medias online” dhe fitoi gradën akademike Doktor i Shkencave Politike. Në periudhën 2003-2007 ka qenë anëtar i redaksisë së revistës letrare-shkencore “Razgledi”. Që nga viti 2009 është anëtar i redaksisë së revistës për art dhe kulturë, “Jeta kulturore-Културен живот”. Ka botuar dy libra autoriale: “Kuazijalistika” (përmbledhje esesh kulturore, Shtëpia botuese Magor 2002) dhe “Shënime kulturore” (përmbledhje esesh kulturore, botues Makedonska kniga, 2002). Ai ka bashkëpunuar me disa revista, duke përfshirë: “Nashe Pismo” – Shkup (1996-2000), Lettre International, botim maqedonas (1996-1999), “Blesok”, botim online (1997), “Balcanis”, revistë për kulturat ballkanike, Lubjanë, Slloveni (2002), “Jeta kulturore” (2005-2009), “Art Republika” (2005-2006), e të tjera. Është bashkautor i blogut profesional Komunikacii.net (www.komunikacii.net), në të cilin ka botuar mbi 200 tekste autoriale në fushën e komunikimeve dhe mediave. Nga shtatori 2009 deri në qershor 2011 ka qenë i angazhuar si ligjërues i asociuar në Nju Jork Universitetin në Shkup pranë Fakultetit për Komunikime dhe Media, ku ka ligjëruar 4 lëndë: Etika e Medias, Shkrimi për Media, Politika dhe Mediat dhe Fushata për Marrëdhënie me Publikun. Në periudhën 2011-2023, ka punuar në një sërë projektesh reformuese në fushën e mediave, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe edukimit mediatik, punën në shërbimin publik, rregullimin e mediave, mediat e reja, dezinformata dhe burime arsimore digjitale. Që nga viti 2012 punon në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Fakultetin për Komunikime, ku ligjëron disa lëndë në fushën e mediave të reja dhe komunikimeve (Komunikimi Ndërkulturor, Historia e Komunikimeve dhe Mediave, Teoria e mediave të reja, Hyrje në Mediat Sociale, Komunikimi Vizual, Etika e Komunikimit dhe Mediave, etj.).

Sonja Trajkovska

Sonja Trajkovska, gazetare. Diplomua në Studime Ndërdisiplinore në Gazetari nga Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup. Që nga viti 2022, ka punuar në Institutin për Studime të Komunikimit në Shkup, si redaktor i platformave “Vetëm pyet” dhe “Doma”. Ka punuar si gazetare/redaktore në portalet “360 shkallë” dhe “NovaTV” dhe Kanal 5. Disa vite ka punuar në “Zëri i Amerikës” në Uashington, shërbimi në gjuhën maqedonase, dhe më pas si korrespondente nga Shkupi, si korrespondente për Agjencinë Tanjug, redaktore e redaksisë së brendshme politike të Agjencisë së Lajmeve të Maqedonisë – MIA, dhe si gazetare për të përjavshmen Fokus dhe Radion Maqedonase. Ka marrë pjesë në disa studime në sferën e mediave, ndër të cilët si bashkë-autore e Monitorimit të Demokracisë në Maqedoni (MODEM) të IKS, i cili përqendrohet në monitorimin e përmbajtjes së mediave në televizionin kombëtar, analizën cilësore të raportimit të mediave dhe aktivitetet për rritjen e ndërgjegjësimit kritik për format e manipulimit politik në media dhe informimin e publikut për pluralizmin politik dhe debatin e lirë politik.

AUTORË

Zaneta Trajkoska

Zaneta Trajkoska, profesor i asociuar dhe doktor i Shkencave Politike, drejtor i Institutit për Studime të Komunikimeve (ISK). Ka punuar si drejtoreshë e Shkollës së Lartë të Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun (ShLGMP) dhe Institutit Maqedonas për Media (IMM). Është ekspert në hulumtim dhe arsim në media, komunikime, gazetari dhe edukim mediatik. Ka më shumë se 25 vjet përvojë me punë dhe udhëheqje të projekteve për donatorë vendas dhe ndërkombëtarë në tema për mediat dhe gazetarinë, komunikime strategjike dhe marrëdhënie me publikun, zhvillim të strategjive për komunikim, edukim mediatik dhe fushata me interes publik. Ka realizuar trajnime për edukim mediatik me nxënësit e shkollave të mesme dhe studentë, si dhe trajnime për marrëdhënie me publikun dhe komunikime për organizatat vendase dhe ndërkombëtare. Zaneta udhëhoqi dhe punoi në ekipe që përgatitën plan – programe për gazetari dhe marrëdhënie me publikun të destinuara për studime universitare dhe pasuniversitare, strategji komunikimi për Kuvendin e Maqedonisë, Qeverinë dhe ministritë, projekte të BE-së dhe organizata tëshumta të shoqërisë civile (OSHC). Ajo është autore, bashkë-autore dhe redaktore e disa punimeve kërkimore mbi temat e komunikimit politik, dezinformatave, propagandës dhe edukimit mediatik. Fushat me interes kërkimor: komunikimi politik, propaganda, manipulimi mediatik, gazetaria.

Gordana Aleksova

Gordana Aleksova, doktor i shkencave filologjike (Shkup, 1963). Arsimin e lartë për shkallët VI, VII dhe VIII e përfundon në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, ku në vitin 1993 magjistron në temën Qasja gjuhësore në mësimdhënien e gjuhës maqedonase, ndërsa në vitin 2017 doktoroi me tezën me titull Mësimdhënia për gjuhë maqedonase në arsimin fillor dhe të mesëm përmes modeleve të sistemeve moderne të mësimdhënies. Që nga viti 1986 është pjesë e kuadrit mësimdhënës-shkencor në Katedrën për Gjuhë Maqedonase në Fakultetin Filologjik, me fokus në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës maqedonase si gjuhë amtare dhe si gjuhë e huaj dhe në linguistikën. Bashkëpunon në projekte shkencore vendore dhe ndërkombëtare dhe është udhëheqëse e projektit Persona me pengesa në shikim në rolin e mësimdhënësve të gjuhës maqedonase. Merr pjesë në përgatitjen e botimit të përtërirë të drejtshkrimit në gjuhën maqedonase. Është bashkë-autore e teksteve shkollore në gjuhën maqedonase për arsimin fillor, e doracakut për mësimdhënësit e gjuhës maqedonase si gjuhë e dytë/e huaj dhe autore e tre teksteve shkollore për studimin e gjuhës maqedonase si gjuhë e huaj në nivelin e mesëm – Xunica dhe Llozje.

Tatjana B. Eftimoska

Tatjana B. Eftimoska, doktor i shkencave filologjike (Shkup, 1977). Ka diplomuar në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në vitin 1999 në Shkup. Vazhdoi studimet master në Katedrën për Letërsi Maqedonase dhe Letërsi Sllave, ku në vitin 2008 u diplomua me temën Ese si zhanër letrar (përvojë maqedonase), ndërsa në vitin 2015 doktoroi me disertacionin Palimpsestet sipas “Kërthiza e Botës” nga V. Andonovski. Që nga viti 2000 punon si profesore e gjuhës dhe letërsisë maqedonase në Shkollat Ndërkombëtare NOVA, ndërsa që nga viti 2006 si profesoreshë e letërsisë maqedonase A: Letërsia në kuadër të Programit Matura Ndërkombëtar, në të njëjtin institucion. Përveç botimit të artikujve dhe studimeve në fushën e studimeve maqedonase, ajo është autore e teksteve shkollore në gjuhën maqedonase për arsimin fillor dhe të mesëm (në bashkautorësi me J. Vlladova), tekst në gjuhën maqedonase në fushën e gazetarisë dhe marrëdhënieve me publikun, dhe dy libra në fushën e letërsisë maqedonase dhe eseve letrare.

Tamara Qupeva

Tamara Qupeva, doktor i shkencave filologjike dhe hulumtuese në Institutin për Letërsi Maqedonase. Ka diplomuar në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” – Shkup, ku ka përfunduar studimet master dhe doktoraturë. Në vitin 2018, ajo ishte në qëndrim të shkurtër studimor në Universitetin Çiko, Kaliforni – SHBA, ku ka punuar në hulumtim në fushën e shoqërisë civile, kulturës dhe medias. Është autore e dhjetëra punimeve shkencore në fushën e letërsisë, pedagogjisë, komunikimit, medias dhe edukimit mediatik, si dhe librave, manualeve dhe monografive: “Mësimdhënia kreative dhe teksti”, “Komunikimi pedagogjik” dhe “Bibliografia e revistës “Spektar” (1983-2023). Është bashkë-autore e manualit për edukim mediatik për prindër dhe kujdestarë “Bota digjitale e gjeneratës alfa” dhe hulumtimit kombëtar për edukim mediatik në media, organizata të shoqërisë civile dhe arsim. Është bashkëpunëtore aktive e Institutit për Media dhe Institutit për Studime të Komunikimit nga Shkupi dhe pjesëmarrëse në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në konferenca të shumta dhe simpoziume shkencore në fushën e arsimit, medias, kulturës dhe letërsisë.

Demush Bajrami

Demush Bajrami, në vitin 2016 doktoroi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës me temë “Roli i mediave sociale në politikë”. Është profesor i asociuar dhe pjesë e stafit mësimdhënës dhe shkencor të Katedrës së Shkencave të Komunikimit pranë Fakultetit për Gjuhë, Kultura dhe Komunikim të Universitetit të Evropës Juglindore. Pjesëmarrës dhe hulumtues në shumë projekte dhe konferenca vendore dhe ndërkombëtare, më të rëndësishmet prej të cilave janë: “Fakespotting” (për periudhën 2020-2023) prioritet për “arsimin e hapur dhe praktikat inovative në epokën digjitale” të koordinuara nga Universiteti i Bolonjës me partnerët: Universiteti Loyola (Spanjë), Universiteti i Evropës Juglindore (Instituti Max van der Stoel), Agjencia Ndërkombëtare e Konsulencës së Lëvizshmërisë (Spanjë), Pagella Politica (Itali), GLOBSEC (Sllovaki), Universiteti Mateja Bela (Sllovaki), Universiteti i Tiranës (Shqipëri) dhe Shkolla e Lartë për Gazetari në Novi Sad (Serbi). Është pjesë e ekipit hulumtues të Institutit “Max van der Stoel” në projektin për edukim mediatik “Të rinjtë mendojnë” të USAID-it në partneritet me IREX-in dhe Institutin Maqedonas për Media. Autori dhe bashkëautor i publikimeve në revista të ndryshme ndërkombëtare të indeksuara në Clarivate Analytics, më të rëndësishmet nga të cilat janë: “Media Literacy Education at the University Level: A Case study of the South East European University (SEEU)“, „The Online Media Landscape in the Focus of Disinformation Campaigns in the Western Balkans: Albania, Kosovo, and North Macedonia“, „Political Communication, Creative Use of Media and the Process of EU Integration of North Macedonia“, „Subversion – The Secret Power of the Message Enlaced with the Power of the Internet and Information Technology“, „New Media as an Inclusive Dimension of Multiculturalism in Public Communication“, „Social Media and their impact on the creation of Political Leadership” dhe të tjera.

Mihajlo Lahtov

Mihajlo Lahtov, magjistër në të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci (Shkup, 1976). Diplomoi në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, dhe në vitin 2007 u magjistroi në programin e Universiteteve të Bolonjës dhe Sarajevës në temën Minoritetet në mediat bullgare. Që nga viti 2001 punon në zhvillimin e mediave, edukim mediatik dhe komunikime, së pari në Institutin Maqedonas për Media, dhe më pas si pjesë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe agjencisë gjermane të zhvillimit – GIZ. Sot është drejtor i Projektit të USAID-it për edukimin mediatik Të rinjtë mendojnë. Për më shumë se dhjetë vjet ka qenë trajner për media dhe edukim mediatik dhe autor i publikimeve Pse ka rëndësi edukimi mediatik dhe Manualit për edukim mediatik për të rinjtë, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat.

Marina Kostova

Marina Kostova është gazetare dhe kritike e filmit. Zëvendës kryeredaktore e redaksisë digjitale САКАМДАКАЖАМ.МК (www.sdk.mk). Është fituese e çmimit më të lartë shtetëror për gazetari dhe publicistikë “Mito Haxhivasilev-Jasmin”. Ishte ndihmës kryeredaktore e gazetës së përditshme “Vest”. Kryetare e Seksionit Maqedonas të Federatës Ndërkombëtare të Kritikëve të Filmit (FIPRESCI) dhe merr pjesë në juri, duke përfshirë festivalet në Venecia, Oberhausen, Sarajevë, Stamboll, Selanik, Vjenë. Gjithashtu publikon recensione në ueb faqen zyrtare të FIPRESCI (www.fipresci.org). Është autore e monografive “Mançevski”, “Shiu, bota për para shiut të Millço Mançevski” dhe koleksionit “Gjuha është një bishë e çuditshme”. “Mançevski” u nderua me edicionin më të mirë origjinal në Panairin e Librit Shkup 2015. Si artefakte maqedonase, të dy monografitë janë në dispozicion në mbi 120 biblioteka në mbarë botën. Ishte koselektuese në Festivalin e Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki” dhe këshilltare në Festivalin e Selanikut. Ka punuar në hulumtime për filmat “Pluhuri” dhe “Nënat” të Millço Mançevski, “Uji i madh” i Ivo Trajkov dhe “A dhemb” të Aneta Leshnikovska. Është bashkautore e CD-rom-it “Maqedonia në arkivat e New York Times”.

Lluka Paviqeviq

Lluka Paviqeviq, nxënës dhe hulumtues (Shkup, 2004). Si përfitues i bursës së Fondacionit Boris Trajkovski, ai përfundoi arsimin e mesëm në Shkollat Ndërkombëtare NOVA, ku u kreu maturën në vitin 2023 me temën Qëndrueshmëria e Absolutizmit në shekullin 17-të në Angli pas Luftës Civile dhe Restaurimi përmes prizmit të pushtetit kushtetues të Monarkut. Në vitin 2021, me punimin Politika Tregtare Britanike pas Brexit: Aderimi në Marrëveshjen e Partneritetit të Paqësorit fiton dy kredi fakulteti në Kolegjin Oberlin. Hulumtues i pavarur. Kryetar i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga viti 2021 deri në vitin 2023. Në këtë cilësi, ai angazhohet për integrimin e edukimit mediatik në arsimin formal. Kryeredaktor i gazetës së shkollës NOVA Times nga viti 2020 deri në vitin 2023. Shkruan kolumna mbi disa tema me interes publik (sistemi politik, të drejtat dhe liritë civile, filozofia) për disa media vendase dhe rajonale. Anëtar i URA ekipit pranë projektit YouThink. Arsimin e lartë në vitin 2023, e vazhdon në Universitetin e Harvardit si përfitues i bursës në Fakultetin e Shkencave dhe Arteve në të njëjtin universitet.

PËRKTHIMI NË GJUHËN SHQIPE

Vjosa Taipi

Vjosa Taipi, përkthyese – interpretuese, ka kryer studimet në Universitetin Shën Klimenti i Ohrit (Manastir). Nga viti 2009 deri në vitin 2021 ka punuar si këshilltare për përkthim dhe interpretim nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase dhe anasjelltas, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Fushat në të cilat është specializuar në përkthim janë arsim – edukim, drejtësi, ekonomi, mjedis jetësor etj. Është përkthyese gjyqësore dhe përkthyese / interpretuese e certifikuar për përkthim konferencial në sektorin shtetëror dhe publik. Пunon si freelance përkthyese – interpretuese (e pavarur).