Pse Fjalor për edukim – mediatik?

Termi “edukim mediatik” filloi të funksionojë në komunikimin e përditshëm kohët e fundit. Me zhvillimin e medias, internetit dhe valës së re të globalizimit që ka përfshirë botën në mijëvjeçarin e ri, është bërë e qartë se po vendosen rregulla dhe standarde të reja mediatike. Ishte ky fakt që u bë vendimtar për shfaqjen e termit “edukim mediatik”, pasi lexuesi “i zakonshëm” u përball me një numër sfida, dilema, paqartësi, dhe si rrjedhojë u vështirësua zbatueshmëria e bazës arsimore për përdorimin e mediave. Në njëzet vitet e fundit, një numër i madh profesionistësh (gazetarë, filozofë, filologë, antropologë, sociologë, etj.) kanë filluar të merren me këtë problem në mënyrë që t ‘u sigurojnë qytetarëve një bazë solide mbi të cilën ata mund të informohen në botën moderne. Maqedonia nuk bën përjashtim nga këto rrjedha, prandaj edhe tek ne u paraqit nevoja për sistematizimin e termave lidhur me këtë çështje në një botim leksikografik, i cili do të jetë një lloj baze dhe udhëzuesi për të gjithë ata që duan dhe kanë nevojë t ‘i referohen kësaj disipline moderne.

Cili është Fjalori për edukim mediatik?

Fjalori për edukim mediatik është përpjekja e parë në Maqedoni për të paraqitur termet e kësaj problematike në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Në të janë mbledhur nocionet më të shpeshta që kanë të bëjnë me këtë çështje. Fjalori është i dedikuar për të gjithë ata që dëshirojnë të fitojnë njohuri dhe shkathtësi në fushën e edukimit mediatik. Meqenëse bëhet fjale për lëndë specifike, fjalori ka një karakter ndërdisiplinor dhe përmban terma si nga media ashtu edhe nga gjuha, filozofia, antropologjia, drejtësia, ekonomia, etj.

Si u krijua Fjalori për edukim mediatik?

Duke pasur parasysh faktin se në gjuhën maqedonase kjo çështje nuk u përpunua aspak në asnjë botim leksikografik, së pari ishte e nevojshme të përcaktohej korpusi, përkatësisht termat që do të përpunoheshin. Kjo është arsyeja pse iu qasëm përzgjedhjes së termave më të shpeshta dhe më të rëndësishme që i referohen edukimit mediatik. Pasi u përcaktua korpusi, u bë interpretimi i secilit përcaktues ndërsa autorëve iu caktuan ato terma që janë të afërta ose përkojnë me subjektin e interesit të tyre.

Interpretimet janë shumë të thjeshta dhe të përshtatura për përdorim nga përdorues të grupeve të ndryshme dhe të moshave të ndryshme. Për çdo term përveç në gjuhën maqedonase, jepet varianti i tij në anglisht, pastaj jepen kuptimet themelore ose kuptimet në kontekstin e edukimit mediatik, dhe kur është e nevojshme, shtohen shembuj për kuptim më të lehtë. Përveç interpretimeve, për shumicën e termave ka informacione plotësuese (fakte historike, informacione funksionale, frekuenca e përdorimit, karakteristika stilistike, etj.), në mënyrë që përdoruesi të mund të ketë një ide të plotë për vetë termin.

Si bazë për interpretimet, në pjesët ku kjo ishte e mundur, janë përdorur fjalorët ekzistues në gjuhën maqedonase dhe shqip për të ruajtur unifikimin, por nëse kjo nuk ishte e mundur, autorët këtë e bënë vetë.

Me një qasje të tillë, u përftua një fjalor solid i cili, si përpjekje e parë për të sistemuar leksikografikisht terma të tillë, shpresojmë, do të jetë baza për hulumtime të mëtejshme, plotësime, por në të njëjtën kohë, do të jetë një ndihmë e vërtetë për të gjithë ata që janë të interesuar në arsimimin mediatik.

Për sa i përket ekipimit për përgatitjen e një fjalori të tillë, në përgatitjen e tij ishte më e përshtatshme të përfshihen teoricienë, përkatësisht shkencëtarë që merren me këtë çështje si edhe praktikues, të cilët hasen me këtë terminologji çdo ditë, por edhe njerëz që merren me të ashtuquajturin edukim mediatik (mësues, profesorë, pedagogë).