Padi strategjike kundër pjesëmarrjes së publikut
Proces gjyqësor, i ngritur nga subjekte të fuqishme (korporata, funksionarë, biznesmenë) ndaj mediave apo gazetarëve që kanë shprehur qëndrim kritik. Ato përfshijnë përpjekje për censurë dhe autocensurë përmes proceseve gjyqësore, shpesh të ngarkuara me shpenzime të mëdha financiare që mund të shpijnë në braktisjen e betejës gjyqësore, e në rastin e fundit në pengimin e kritikës.