Propagandë

Manipulim i qëllimshëm përmes përdorimit të simboleve (fjalë, gjeste, fotografi, flamuj, monumente, muzikë etj.) mendimeve, sjelljes, qëndrimeve dhe besimit. Nocioni rrjedh nga organizata e Kishës Katolike Romake për propagandën e fesë, Komitet i Kardinalëve Kompetentë Për Aktivitetet Misionare të Kishës nga viti 1622. Propaganda thekson fakte të caktuara, duke përjashtuar të tjerë, shpeshherë e orientuar kah ankthi, frika, paragjykimeve dhe mosnjohja e fakteve të vërteta. Propaganda mund të jetë e drejtpërdrejtë ose duke e fshehur porosinë. Një prej modeleve të njohura të propagandës është e Eduard Herman dhe Noam Çomski, sipas të cilit subjektet informative më shumë fokusohen në mbështetje të qëndrimeve të atyre që janë në pushtet, dhe prandaj krijojnë forma propaganduese, në vend që të merren me komentim të paanshëm të ngjarjeve.
Në vitin 1792 në Francë është formuar Ministria e Propagandës, e para e këtij lloji. Studimi sistematik i propagandës dhe efekteve të saj ka filluar nga Ushtria amerikane në vitin 1942.

Maqedonisht

Пропаганда

Anglisht

Propaganda