Propagandë e zezë
Propaganda mund të jetë e drejtpërdrejtë ose të punojë me duke e fshehur porosinë. Garet S. Xhovet dhe Viktoria O’Donell (Garth S. Jowett, VictoriaO’Donnell Propaganda and Persuasion, Sage, 1999) theksojnë tre forma të propagandës: e bardhë, e zezë dhe gri (e hirtë). Propaganda e zezë vjen nga burim i rremë dhe përhap gënjeshtra, shpikje dhe mashtrime. Propaganda e zezë është “gënjeshtër e madhe”, e cila i përfshin të gjitha format e mashtrimit kreativ. Dezinformatat janë shembull i propagandës së zezë. shih propagandë; krah. propagandë e bardhë; krah. propagandë gri.