Shkarkimi i të dhënave
Transferimi i të dhënave nga njëri sistem kompjuterik në tjetrin përmes internetit. Shpejtësia e transferimit të të dhënave është një prej faktorëve që ndikojnë mbi cilësinë e lidhjes online dhe mundësinë e shkarkimit të sasive më të mëdha të të dhënave. Shkarkimi i të dhënave me shpejtësi prej mbi 1 megabajt në sekondë është përafërsisht shpejtësia minimale për internetin me brez të gjerë (krahaso me “internet përmes lidhjes telefonike”, të a.q. dial up connection, angl.) Shpejtësia dhe cilësia e lidhjes online është komponentë kryesore në të a.q. “hendek digjital”, përkatësisht ndarje socio-ekonomike ose gjeografike sipas cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimeve online të provajderëve të internetit. Përdoruesit që nuk janë të lidhur në internet ose janë nën pragun e shpejtësisë dhe cilësisë janë praktikisht të përjashtuar nga mundësia për të përdorur shërbime të caktuara online dhe të shkarkojnë disa prej përmbajtjeve të internetit.