Shenjë

Formë e materializuar e lidhjes konvencionale midis të shënjuarit (signifié) dhe shënjuesit (significant). Shkronjat janë shenjë grafike për bashkëtingëllore ose zanore, fjala me përbërjen e saj tingullore konkrete dhe të pandryshueshme është një shenjë për nocionin e “dakorduar”, të cilit i referohet. Në vetvete, sekuenca fonetike l-i-b-ë-r nuk ka asnjë kuptim derisa të lidhet dhe të “ngjitet” me diçka që do ta shënojë atë në komunikim. Shenjat ose sistemi i shenjave janë: emrat, titujt, nocionet, parullat, fjalët kyçe, ylli ose numri i fusnotës, gjuha e shenjave, alfabeti Braj, alfabeti Mors etj. Kryesisht ndahen në tri grupe: ikona – paraqitje vizuale identike ose të ngjashme të të shënuarës (fotografi, hartë); indekset – diçka që tregon diçka tjetër (tymi si shenjë zjarri) dhe simbolet – nuk kanë ngjashmëri apo lidhshmëri fizike me atë që e shënojnë, janë arbitrare, vijnë sipas zgjedhjes, janë të njohura për njeriun, jo për kafshët (flamur, semafori shenja e trafikut).

Maqedonisht

Знак

Anglisht

sign

Për më shumë shih:

1. F. De Sosir, Linguistika e përgjithshme, Nolit, Beograd, 1977;

2. R. Firth, Symbols: Publicand Private, University of Virginia, Cornell University Press, 1973.