Purizëm gjuhësor
Kujdes i theksuar për pastërtinë e gjuhës, duke e ngritur formën e saj standarde, veçanërisht shtresën leksikore, deri në nivelin e pastërtisë ideale; prirje për të hequr nga përdorimi ose për të reduktuar përdorimin e formave të parregullta gjuhësore, fjalëve të huaja, formave joformale, zhargonizmave, neologjizmave. Në një formë të moderuar, ajo mund të nxisë kreativitetin gjuhësor, ndërsa në të kundërtën, e shkatërron përdorimin spontan të gjuhës dhe mundësitë për zhvillimin e saj. Në qarqet gjuhësore, nocioni ka kuptim pezhorativ.