Propagandë në kushte lufte
Fushatat që synojnë të ndihmojnë në luftë. Teknikat tipike që përdoren në kuadër të kësaj propagande janë mashtrimi, gënjeshtra dhe metoda të tjera që synojnë dobësimin e kundërshtarit dhe ngritjen e vullnetit dhe forcës në radhët e veta. Propaganda ushtarake mund të drejtohet kundër armikut (e a.q. propagandë negative) ose ndaj popullatës së vet (e a.q. propagandë pozitive). Propaganda ushtarake përdoret më së shumti nga forcat e armatosura, ndërsa kohëzgjatja e saj është e kufizuar gjatë krizës.