Propagandë e kompjuterizuar / propagandë e automatizuar

Përdorimi i pajisjeve kompjuterike dhe programeve kompjuterike ose aplikacioneve me qëllim të përhapjes së përmbajtjes së caktuar propaganduese. Zakonisht përdoren mjete siç janë (a) bote, ose krijues dhe shpërndarës të automatizuar të përmbajtjeve, (b) algoritme, programe të veçanta kompjuterike për përzgjedhje, orientim dhe përhapje të përmbajtjeve propaganduese, (c) shumëzimi automatik i përmbajtjes propaganduese dhe kanalizimi i saj në një numër sa më të madh të përdoruesve online. Qëllimi i propagandës së kompjuterizuar është të imponohet disponim ose qëndrim i caktuar tek publiku nëpërmjet shumëzimit dhe përsëritjes automatike të një përmbajtjeje ose porosie të caktuar.

Anglisht

Computational propaganda / automated propaganda