Profil i rrjetit social
Llogari personale e përdoruesit ose urdhër i rrjeteve sociale siç janë Facebook, Instagram, Twitter, Tiktok etj. Zakonisht përbëhet nga fotografia, të dhënat për përdoruesin dhe përshkrim i aktiviteteve të përdoruesit. Përmes profilit në rrjetin social përdoruesi mund të publikojë përmbajtje personale ose në formë të tekstit, zërit, videos, animacionit etj. Profili dallohet nga “faqja zyrtare” (page, angl.), për shembull, në rrjetin social Facebook, që është paraparë për përdorim nga organizatat, shoqatat, kompanitë, institucionet ose personalitetet publike, ndërsa ofron opsione shtesë për përdoruesin, siç janë informacionet dhe lehtësirat në komunikimin me ndjekësin e faqes.