Prodhues joprofesionalë të përmbajtjeve
Krijues që krijojnë dhe ndajnë informacione pa mbikëqyrje redaktuese dhe pa i respektuar standardet profesionale dhe normat etike për saktësi, objektivitet dhe balancim. Puna e tyre bazohet në burime ekonomike jo transparente. Ata shpesh i shkelin dispozitat për lirinë e shprehjes dhe dispozitat e privatësisë dhe për këtë arsye nuk janë të besueshëm. Ky grup përfshin përdoruesit e mediave sociale, blogerët ose influencuesit e YouTube.