Privatësia

E drejta e qytetarëve për t’u lënë të qetë nga mediat, derisa nuk ekziston interes publik për të kundërtën, ose personalitetet publike. Personalitetet publike,  madje edhe personat nën hetim dhe familja e tyre më e ngushtë, e mbajnë të drejtën e respektimit të jetës familjare, shtëpisë, shëndetit dhe komunikimit. Por, mund të informohet për sjelljen e tyre nëse ekziston interes publik. Ndërhyrja e palejuar doemos duhet të arsyetohet në aspektin  e së mirës publike, që do të vijojë pas publikimit ët informacionit. Njerëzit në vende publike nuk mund të presin shkallën e njëjtë të privatësisë në shtëpi. Kur pajisja audiovizuale nuk është e dukshme, siç janë kamerat e vogla, kamerat e lëvizshme ose ueb kamerat fikse, duhet të njoftohen njerëzit se mund të incizohen dhe në atë mënyrë t’u mundësojnë t’i shmangin. Në spitale, shkolla dhe burgje, duhet të merret pëlqim për  grumbullimin e  informacioneve dhe publikimin e tyre, përveç kur është e arsyetuar të mos merret pëlqim për shkak të interesit publik.

Maqedonisht

Приватност

Anglisht

Privacy