Prezumim i pafajësisë

Respektimi nga mediat i të drejtës për procedurë të drejtë gjyqësore. Kushdo që akuzohet për vepër penale gazetarët duhet ta konsiderojnë të pafajshëm derisa faji i tij të konstatohet me vendim gjyqësor të formës së prerë. Aktgjykimi shqiptohet publikisht, ndërsa gazetarët mund të përjashtohen gjatë gjithë procedurës ose në një pjesë të saj. Mund të jetë në rastet kur është në interes të etikës, rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri, kur atë e imponojnë interesat e të miturit ose mbrojtja e jetës private të palëve në kontestin, ose kur gjykata e konsideron të domosdoshme, sepse në rrethana të veçanta publiciteti mund t’i shkaktojë dëm drejtësisë.

Anglisht

Presumption of innocence