Portierë/Rojtarë të portës
Kontrollues të qasjes në përmbajtje dhe informacione. Proces më i gjerë i arbitrazhit, filtrim i cilësisë ose legjitimitetit të përmbajtjeve. Përzgjedhja e informacioneve lidhur me përparësinë, cilësinë dhe aktualitetin në të gjitha nivelet e strukturës mediatike – nga redaktori i lajmeve, gazetari, administratori i ueb faqes, pronari i profilit të rrjeteve sociale, algoritmet e internet-shfletuesve. Teorinë për “rojtarë të portës” për herë të parë e sjell psikologu social Kurt Levin në vitin 1943.
Maqedonisht
Чувари на вратата
Anglisht
gatekeepers
Për më shumë shih:
Kurt, Levin. Forces behind habits and methods of change. Bulletin of the National Research Council.108:35-36, 1943.