Pixhin
1. Formë e thjeshtë e gjuhës së përzier të cilën e përdorin folësit e gjuhëve të ndryshme për të komunikuar ndërmjet tyre. Pixhin nuk është gjuhë amtare. Pixhin formohet zakonisht kur komunikojnë njerëz të kulturave të ndryshme, dhe kjo reflektohet edhe ndaj gjuhës. Zakonisht pixhini i reflekton nevojat themelore të komunikimit, e shpeshherë shoqërohet nga komunikimet joverbale.
2. Të folurit keq në gjuhën amtare ose në gjuhë tjetër gjatë përpjekjes për komunikim: pixhin anglisht, pixhin italisht etj.