Përcaktimi/vendosja e agjendës, kornizë mediatike

Përdoret edhe termi kornizë programore. Mënyra në të cilën mediat i përzgjedhin dhe e vendosin radhitjen sipas rëndësisë së lajmeve aktuale dhe temave për informim. Për mediat në rolin e tillë përdoret edhe termi “rojtarë të portave” (gatekeepers, angl.). Përzgjedhja e temave dhe lajmeve e përkufizon konteksti i informacioneve të transmetuara, i orienton interpretimet e lajmeve dhe i cakton kornizat e debatit publik për këto tema. Agjenda mediatike është më e shprehur në mediat elektronike, në televizion dhe radio, në krahasim me gazetat, në të cilat lexuesi mund ta injorojë radhitjen e lajmeve të vendosura nga ekipi redaktues i gazetës. Transmetimi te mediat elektronike është linear, përkatësisht ndjek radhitje të caktuar kohore. Në mediat online si dhe te gazetat, ky linearitet është dobësuar dhe lexuesi ka liri më të madhe për të zgjedhur vetë temat dhe informacionet sipas rëndësisë së vlerësuar ose sipas aktualitetit për vetë lexuesin. Përmes kornizës mediatike, mediat i formulojnë temat dhe pyetjet, që duhen parashtruar me ç’rast ato fitojnë fuqi për t’i vendosur temat dhe lajmet me interes publik.

Anglisht

Agenda setting