Pavarësia redaktuese

Liri e plotë e redaktorëve dhe gazetarëve për të vendosur nëse diçka do të publikojnë ose jo, nëse do të korrigjojnë ose do të tërheqin ndonjë produkt gazetaresk, pavarësisht nga pronarët e mediave dhe sponsorët, institucionet ose përfaqësuesit e tyre. Ato udhëhiqen nga politika redaktuese, e cila bazohet tek interesi publik dhe informimi i publikut. Për temat që e prekin politikën redaktuese, është e dëshirueshme që mediat të kenë rregulloren e tyre, në të cilën këto çështje trajtohen më hollësisht, ndërsa gazetarët gjithmonë do të mund të gjejnë përgjigje mbi dilemën e tyre profesionale.

Anglisht

editorial independence