Pas e vërteta

Përdoret për t’u përshkruar situata/rrethanat, kur njerëzit më shumë reagojnë për ndjenjat dhe bindjet sesa për faktet. Në kohë të politikës së pasvërtetës është më e lehtë të bëhet përzgjedhja e të dhënave dhe të jepet çfarëdo përfundimi. “E pasvërteta” u nominua si fjalë e vitit nga fjalori Oskford, si nocion i cili shpreh rrethanat kur faktet ndikojnë më pak në krijimin e opinionit publik, se sa emocioni dhe besimet personale (OED, 2016). Konsiderohet se dy ngjarje politike në vitin 2016 kanë kontribuar për shfaqjen e shqetësimit për të vërtetën dhe mungesën e saj: referendumi për “Bregzit” në Mbretërinë e Bashkuar dhe zgjedhja e Donald Trampit për kryetar të ShBA-së, me ç’rast u konstatua se votuesve në Britani u është cenuar e drejta e informimit të rregullt, ndërsa përmes verifikimit të fakteve është konstatuar se 70% e deklaratave të Donald Trampit kanë qenë të pavërteta ose kryesisht të pavërteta.

Anglisht

post-truth