Paragjykime
Bindje ose paramendime, pa bërë hulumtim për një grup të caktuar. “Qëndrime ose mendime të padrejta, të anshme ose jotolerante ndaj ndonjë individi ose grupi tjetër vetëm se i përkasin ndonjë religjioni, race, kombësie specifike ose lloj tjetër të grupit”. Nëse për ndonjë kulturë të caktuar njoftohet rrallë në mediat, njerëzit do të kenë paragjykime më të madhe ndaj saj. Efekti i dëmshëm nga paragjykimet është ai që individët në një grup perceptohen sipas karakteristikave sipërfaqësore që i bëjnë pjesë e një grupi. Paragjykimet mund të krijojnë shmangie dhe konflikt ndërpersonal, si dhe ta pengojnë komunikimin efektiv ndërmjet individëve të kulturave të ndryshme.