Nxjerrje e të dhënave
Kërkim i thelluar i të dhënave në burime të ndryshme, siç janë bazat statistikore ose lloj tjetër i bazave të të dhënave që janë të disponueshme në internet. Analiza e tyre mund të zbulojë njohuri të rëndësishme për zbulimin e krimit, korrupsionit, mënyrës se si cilën shpenzohen paratë publike, etj. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë informatike ka mundësuar që të krijohet a.q. “gazetari e të dhënave” që bazohet tek të dhënat. Ajo u kushton vëmendje të barabartë, por ndonjëherë edhe më të madhe, të dhënave, dhe jo vetëm shfrytëzimit të të dhënave si mjet për gjetje ose përmirësim të përmbajtjeve dhe publikimeve gazetareske. Një pjesë e mediave i publikojnë të dhënat e plota së bashku me publikimet, ndërsa ndonjëherë vetëm të dhënat që të mund njerëzit t’i analizojnë edhe vetë.