Ndalim i keqpërdorimit të mediave
Askush nuk mund t’i përdorë mjetet për komunikim masiv për akuzim të rremë të tjetrit për korrupsion dhe veprime kundërligjore. Gjithashtu, çdo person i cili publikon informacion për veprim kundërligjor të tjetrit, është i detyruar që ta respektojë pafajësinë e supozuar dhe parimet e raportimit të vërtetë dhe të paanshëm, si dhe parimet tjera të përfshira në kodin e gazetarëve.