Ndërveprim me publikun

Komunikim dykahësh ndërmjet mediave dhe qytetarëve. Zhvillimi i rrjeteve sociale e ka transformuar publikun, i cili nuk është pranue pasiv i informacioneve dhe përmbajtjeve. Komentim, reagim por shpesh edhe korrigjim i gabimeve në përmbajtjet mediatike nga qytetarët aktivë, pa përdorim të ofendimeve ose shpifjeve. Fidbeku (Informata kthyese) nga publiku është i rëndësishëm edhe atëherë kur shpreh kënaqësi nga puna e gazetarit, por edhe atëherë kur ka kritika dhe vërejtje serioze. Reagimi u ndihmon mediave për ta vërtetuar qëndrimin redaktues ndaj temave, por edhe për ta ripërkufizuar politikën redaktuese për çështje të caktuara. Nga reagimet, gazetarët mund të marrin edhe informacione dhe ide të rëndësishme për çështje dhe tema konkrete. Mediat duhet ta kultivojnë praktikën e publikimit të shkresave ose reagimeve audio/video, sepse në këtë mënyrë e realizojnë rolin e mbrojtësve të interesit publik.

Anglisht

Interaction with the audience