Narrativ
Tregim; shprehje e cila lidh ngjarje dhe personalitete ndërmjet tyre; mënyrë e caktuar e të kuptuarit ose sqarim i ngjarjeve. Sipas teorisë letrare të formalizmit rus, narrativi ndahet në fabul dhe syzhe. Narrativi mund të bazohet në fakte, si dhe në filma dokumentare, ose të sajohen, si në romanet ose filmat dhe serialet. Narrativët zakonisht përmbajnë katër elemente: veprimi (që tregon atë për të cilën bëhet fjalë), personazhet (pjesëmarrësit në veprim), mjedisi (koha dhe hapësira) dhe narratori (ai që tregon, tregimtari). Në shkencën e komunikimit, narrativi zë vend të veçantë. Me interes të veçantë është si është përbërë narrativi, cili është funksioni dhe dobia për ata që e lexojnë ose e dëgjojnë.