Neologjizëm

Fjalë e re në gjuhën, kuptime të reja të fjalëve tashmë ekzistuese ose fjalëve nga fjalori pasiv që përtëriten me kuptime të reja. Shkak për paraqitjen e neologjizmave janë: nocione dhe dukuri të reja ose nocione dhe dukuri të panjohura më parë, si p.sh: aerobik, bençmark, botoks, internet, kivi, kompjuter, lifting, monitoring, mango, maus, softuer, harduer etj.; fjalë të reja për nocione dhe dukuri ekzistuese: bilbord për ‘afishe’, bençmark ‘kusht, kriter’, monitoring ‘mbikëqyrje”, menaxher ‘drejtor”, asistent personal për ‘sekretar/e etj.; fjalë me kuptim të përtëritur, p.sh., aplikim me kuptimin ‘formular për punësim’, rrjet në sintagmat ‘rrjet kompjuterik’, ‘rrjet social’ etj., mi (maus) për pajisje kompjuterike, urdhër ose profil për internet (për Facebook, Tweeter dhe rrjete tjera sociale), skedë (folder) për radhitjen e dokumenteve në kompjuter etj. Neologjizmat sipas origjinës mund të jenë vendore/burimore ose të huazuara dhe mund të formohen me ndihmën e modeleve ekzistuese fjalëformuese: borëtar, darkëtar, dyshimtar, kanuntar, qelqëri, mosfjetje, mospjellje, penglënës, programer, programim, menaxher, menaxhon, etj.

Maqedonisht

Неологизам

Anglisht

neologism