Marrës/pranues

Sipas Roman Jakobsonit, gjuha është mjet komunikimi, ndërsa modeli të cilin e ofron për ta përshkruar procesin e komunikimit përbëhet prej gjashtë komponentëve: dërguesi, marrësi, mesazhi, kanali, kodi dhe konteksti. Marrësi (adresati) e pranon porosinë, të cilën e dërgon një person (dërguesi, adresanti), e krijuar me një kod të caktuar (gjuhë), të dërguar përmes kanalit të caktuar (komunikim verbal ose joverbal) në kontekst të caktuar. Në komunikimin, i cili krijohet në marrëdhëniet me publikun, opinioni isynuar është marrësii porosisë,të cilën e kumtojnë organizatat, institucionet dhe individët. Zakonisht, marrësi ka qëllim të caktuar komunikues dhe kuptim të porosisë, të cilat jo gjithmonë përputhen me atë të cilën e merr marrësi si informacion ose e krijon si kuptim të mesazhit.

Maqedonisht

Примач

Anglisht

receiver