Manipulimi me informacionet

Manipulimi me informacionet është përmbledhje e taktikave, në të cilat bëjnë pjesë grumbullii dhe shpërndarja e informacioneve me qëllim të ndikimit ndajmiratimit demokratik të vendimeve, ose cenimit të tij.
Manipulimi me informacione është veprim i cili ndërmerret që të formësohet opinionipublik ose të ulet besimi ndaj autenticitetit të informacioneve. Përdoren mediat e reja dhe tradicionale që të përforcohet polarizimi dhe të nxiten trazira në vend, ndonjëherë edhe të shoqëruara me aktivitete joligjore kibernetike.
Gjatë përdorimit të mediave të reja manipulohen përmbajtjet nga furnizuesit e shërbimeve që të ndryshohen përmbajtje për individë ose grupe të synuara. Mediat e reja u mundësojnë influencerëve arritje te publiku i shumtë në mënyrë të lirë dhe të shpejtë, ndërsa faktorët me qëllime të keqija t’i kontrollojnë narrativët.
Gjatë përdorimit të mediave tradicionale publikohen informacione të gabuara ose të fabrikuara, të “shfaqura” qëllimisht si të vjedhura, ose përsëriten narrativë të preferuar me qëllim të manipulimit të publikut më të gjerë. Ndërkaq, mediat tradicionale detyrohen të publikojnë informacione të gabuara me çka përhapen narrativë që i promovojnë faktorët e huaj dhe dëmtohet besimi tekmediat. Aktivitetet kibernetike të manipulimit të informacioneve realizohen përmes hakërimit. Hakerët ndihmojnë në ndjekje dhe vëzhgim dhe ofrojnë rrethana për sulme destruktive. Sulmet e profileve/llogarive dhe të faqeve publike të internetit gjithashtu mund të përdoren për ndikim ndaj opinionit publik. Kur komprometohen sistemet qeveritare (sisteme zgjedhore, baza të të dhënave) atëherë qytetarët mund ta vënë në pikëpyetje sigurinë e informacioneve që ua japin autoriteteve.

Anglisht

information manipulation