Manipulimi seksual
Formë grabitqare e sjelljes, me ç’rast manipuluesi seksual, ose ai i cili ka për qëllim të arrijë te dikush, prezantohet rrejshëm si mik, bashkëmoshatar ose person ngushëllues, duke u përpjekur të vendosë miqësi dhe lidhje emocionale me viktimë potenciale. Manipuluesi seksual ndonjëherë ndodh në hapësirën online, në rrjetet sociale, përmes platformave digjitale ose rrjeteve për luajtje. Manipulimi është fazë e cila mund të çojë në dhunë me bazë gjinore dhe në hapësirën online dhe në botën reale, ose në format më të rënda, si eksploatimi seksual dhe trafikimi me fëmijë.