Huazim

Fjalë a njësi tjetër gjuhësore, që është marrë prej një gjuhe tjetër dhe përdoret në gjuhën amtare. Ekzistojnë disa lloje të huazimeve si: huazimet latine, sllave, turke, greke etj: bakllava, teneqe, kulaç, zagushi etj. Huazime të shumta përdoren edhe ngamediat p.sh: eskalim i situatës, në vend që të përdoret fjala shqipe përshkallëzim i situatës, demilitarizim i zonës në vend që të përdoret çmilitiarizim i zonës; përbën një handikap në vend të fjalës shqipe pengesë; konfrontim në vend të ballafaqimit etj.

Maqedonisht

Заемка

Anglisht

loanword

Për më shumë shih:

R. Memushaj, Hyrje në gjuhësi, Toena, Tiranë, 2002; https://www.botasot.info/kultura/1299787/rreth-huazimeve-ne-gjuhen-shqipe