Heuristika në kuptimin mediatik
Metodë hulumtimi ku e vërteta kërkohet përmes pyetjeve. Në kuptimin mediatik, metoda heuristike përdoret në një gamë të gjerë, si në reklamat dhe vendimet e konsumatorëve, në lajmet dhe qëndrimet politike, në televizion dhe në krijimin e realitetit shoqëror nëpërmjet bindjes. Nëse një përmbajtje komentohet dhe përhapet, publiku e sheh më shumë dhe e kujton, sepse ruhet thellë në kujtesën e tij. Kjo mund t’i bëjë njerëzit të përjetojnë një pretendim të caktuar të rremë si të vërtetë, vetëm sepse kjo mund t’u kujtohet lehtë.