Gjuhësi
Shkencë e gjuhës e cila merret me studimin e të gjitha aspekteve të gjuhës së njeriut, natyrën e saj dhe strukturën e saj. E studion gjuhën në të gjitha rrafshet: fonetik-fonologjik, morfologjik, leksikor, sintaksor, pragmatik. Gjuhësia mund të jetë teorike dhe e aplikuar zbatuar. Gjithashtu, mund të jetë sinkronike (përshkruese, për periudhë të caktuar kohore) dhe diakronike (historike). Gjuhësia është e lidhur me filozofinë e gjuhës, stilistikën, retorikën, semiotikën, leksikografinë, përkthimin, psikolinguistikën, sociolinguistikën.