Gjuha e urrejtjes
Ligjërim i folur, i dhunshëm, i cili përmban urrejtje dhe poshtërim të bashkëbiseduesit në baza të ndryshme, shovinizëm kombëtar ose gjinor, ksenofobi, racizëm, vulgaritet, fyerje. Kohët e fundit, përveç të gjitha formave të mëparshme, gjuha e urrejtjes u drejtohet edhe migrantëve dhe njerëzve me prejardhje emigrante. Gjuha e urrejtjes është veçanërisht e rrezikshme në sferat publike, në platformat sociale, e cila ka efekt nxitës dhe gjen shpejt përkrahës dhe kjo lloj dhune verbale mund të bëhet edhe realitet. Gjuha e urrejtjes shfaqet gjithashtu si gjuhë e jotolerancës ndërmjet politikanëve ose grupeve politike, e cila është gjithashtu veçanërisht e rrezikshme, sepse fshihet pas lirisë së shprehjes dhe mund të shndërrohet në zgjidhje sistematike të diskriminimit ndaj individëve ose grupeve.