Gjest

Lëvizja e pjesëve të trupit, veçanërisht duarve, kokës, fytyrës, për shkaqe të komunikimit, përkatësisht si aktivitet i vetëdijshëm që të nxitet vëmendje te bashkëbiseduesit ose te publiku, ose për përgjigje ndaj ndonjë aktiviteti tjetër të tillë. Gjesti për shkaqe jokomunikuese ndodh në mënyrë të pavetëdijshme, si reagim i stimujve truporë. Kuptimi i disa gjesteve kërkon që ato të shoqërohen nga të folurit. Disa bartin kuptim universal, e disa janë krijim i gjendjes momentale të komunikimit. Ato janë edhe karakteristikë kulturologjike e mjedisit, duhet të përdoren me vëmendje në kultura të panjohura. Gjuha e trupit e shprehur përmes këtyre lëvizjeve, në shumë profesione flet për shkallën e etikës së punës, nëse personi është ekspozuar vizualisht ose ka kontakt vizual me bashkëpunëtorët ose me publikun.

Maqedonisht

Гест

Anglisht

gesture

Për më shumë shih:

Allan and Barbara Pease, The Definitive Book of Body Laguage, Orion, 2004.