Gjini
1. hist. Grup njerëzish me lidhje gjaku e me prejardhje nga një paraardhës i përbashkët, që ishte njësia ekonomike e shoqërore bazë në komunitetin primitiv. Gjini amtare. Gjini atërore. Lidhjet e gjinisë. Anëtarët e gjinisë. Emri i gjinisë. Plaku i gjinisë.
2. Tërësia e tipareve natyrore, që dallojnë mashkullin nga femra dhe që i përcaktojnë secilit rolin e veçantë në riprodhimin e llojit; seks. Gjinia mashkull (femër). Pa dallim gjinie. Për të dyja gjinitë.
3. gjuh. Kategori leksiko-gramatikore në një varg gjuhësh, sipas së cilës emrat dhe disa përemra ndahen në mashkullorë, femërorë e asnjanës ose vetëm në mashkullorë e femërorë, marrin trajta të ndryshme gjatë lakimit dhe kërkojnë përkim të caktuar kur lidhen me fjalë të tjera; kategori gramatikore e mbiemrave dhe e disa fjalëve të tjera, që shfaqet në përkimin e tyre të domosdoshëm me emrat mashkullorë, femërorë ose asnjanës, me të cilët lidhen. Gjinia gramatikore. Gjinia mashkullore (femërore, asnjanëse). Gjinia e emrave. Përemër i gjinisë mashkullorë. Trajtat e gjinisë femërore të mbiemrave (të numërorëve rreshtorë). Përkim në gjini.
4. let., art. Nënndarje në letërsi e në arte, që përfshin vepra të cilat kanë një varg tiparesh dalluese të përbashkëta, si mënyrën e pasqyrimit të realitetit e të ndërtimit të subjektit, stilin, gjuhën etj. Gjinitë letrare eposi, lirika, drama. Gjinitë muzikore. Gjini lirike (epike).
5. Lloj i diçkaje. I çdo gjinie.