Gjuhë
1. Sistem me të cilin njerëzit shprehen gojarisht ose me shkrim, në të cilin, me ndihmën e mjeteve dhe rregullave gramatikore, fonetike dhe leksikore, njësitë më të vogla kuptimore i lidhin në ato më të mëdha – zërat në fjalë, fjalët në fjali, fjalitë në tekst.
2. Mjet për komunikim të ndërsjellë të njerëzve.
3. Mënyrë e të shprehurit me gojë dhe me shkrim, karakteristike për profesion, veprimtar, grup shoqëror, autor, botim të caktuar: gjuhë gazetareske, gjuhë e mediave, ~ e të rinjve, ~ e Koneskit, ~ e teksteve shkollore. Njohja e veçorive të sistemeve të ndryshme të komunikimit e bën më të lehtë kuptimin e tyre dhe e zvogëlon mundësinë e manipulimit nga ana e tyre.