Gjuhë standarde

Larmi e normuar e gjuhës gjithëpopullore; formë mbidialektore që bashkon të gjithë pjesëtarët e një kombi. Përdoret në literaturën artistike dhe shkencore, në administratë, në arsim, në media dhe në fusha të tjera të komunikimit publik. Normën e përcaktojnë institucionet e ngarkuara nga shoqëria për atë veprimtari; hartimi i alfabetit, drejtshkrimit, gramatikave dhe fjalorëve janë baza e standardizimit të një gjuhe, që përfundon me verifikimin e tyre ligjor, përkatësisht kodifikimin. Edhe dialektet edhe sociolektet kanë standardin e tyre, por ai nuk përcaktohet, por është rezultat i shprehive gjuhësore të folësve. Ndërgjegjësimi i pjesëtarëve të një bashkësie gjuhësore për rëndësinë e gjuhës standarde është një parakusht i rëndësishëm për zhvillimin dhe ngritjen e saj, si dhe për nivelin e kulturës gjuhësore dhe të përgjithshme të bashkësisë.

Anglisht

standard language

Për më shumë shih:

Q. Murati, Drejtpërdorimi i shqipes dhe kultura gjuhësore, Shtëpia Botuese Asdreni, 1996.