Gjuhë emocionale
Duke përdorur gjuhën emocionale gjatë informimit, nuk transmetohet vetëm informacioni, por edhe qëndrimi i folësit për objektin e informimit. Ideologjia është arsyeja më e zakonshme për përdorimin e gjuhës emocionale. Mediat gjithashtu përdorin gjuhë emocionale ndaj atyre me të cilët nuk janë dakord, kryesisht për t’i ruajtur vlerat për të cilat zotohen. Në kohë lufte ose fatkeqësish natyrore, gjuha emocionale përdoret për të mbështetur dhe ruajtur unitetin.