Gjuhë e përditshmërisë (e folur)
Shprehje joformale, spontane, private e gjuhës në formë gojore dhe të shkruar ndërmjet: bashkëbiseduesve të afërt në situata të përditshme, bashkëbiseduesve të njohur dhe të panjohur në kuadër të profesionit dhe në kuadër të fushës sociale-kulturore dhe bashkëbiseduesve të panjohur në vende publike. Karakterizohet me ekonomizim të shprehjes, elemente të komunikimit joverbal (gjeste, shprehje të fytyrës, qëndrimi i trupit), të qenët i drejtpërdrejtë, drejtim të bashkëbiseduesve ndaj njëri-tjetrit, intonacion dhe renditje të fjalëve, leksik me ngjyrim stilistik. Nuk i përmbahet standardit gjuhësor dhe nuk i nënshtrohet kodifikimit, megjithëse ka rregullat dhe normat e veta për organizimin e aktit të komunikimit. Është e pranishme në emisione e radiove dhe televizioneve, gjë që e bën atë një faktor të rëndësishëm të imazhit të gjuhës në mjetet e komunikimit publik, si dhe tek ndikimi ndaj gjuhës së publikut.
Maqedonisht
Jазик, разговорен
Anglisht
colloquial language
Për më shumë shih:
Xh. Lloshi, Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, Albas, 2015.