Fushatë me interes publik

Formë komunikimi për të çuar publikun drejt mobilizimit përmes një sërë aktivitetesh të planifikuara për të arritur ndryshimet e dëshiruara sociale, ekonomike, ekologjike dhe politike.  Këmbëngulin të informojnë, edukojnë dhe të rrisin vetëdijen e publikut për një çështje të caktuar dhe si rezultat i kësaj të arrijnë ndryshime në sjelljen e individëve, grupeve, organizatave dhe shoqërisë. Fushatat e komunikimit publik janë, për shembull, ato për të rritur vetëdijen për rreziqet e pirjes së duhanit, alkoolizmit ose narkomanisë, për rëndësinë e drejtimit të sigurt të automjetit, mbrojtjen e fëmijëve dhe të  personave të moshuar, mbrojtjen e njerëzve me nevoja të veçanta, përmirësimin e qëndrimeve ndaj grupeve të margjinalizuara, të huajve. ose emigrantëve, fushata për shëndetin publik, edukim më të mirë, ushqim të shëndetshëm, zhvillim të sportit, ndërgjegjësim për mjedisin dhe fushata të ngjashme.

Anglisht

Public interest campaign