Fakte alternative
Lloj i manipulimit me fakte, shtrembërim i së vërtetës përmes interpretimit arbitrar të fakteve. Nocioni mund të ketë dy kuptime: gabim i pranuar gabimisht si e vërtetë ose deklaratë, e cila dihet se është e rreme, por prezantohet si e vërtetë (përkatësisht gënjeshtër). Fillon të përdoret në vitin 2017 nga Kelijan Konvej, këshilltare e ish-Presidentit Donald Tramp me qëllim për ta sqaruar deklaratën e rreme të sekretarit të Shtëpisë së Bardhë, duke i quajtur pohimet e tij – fakte alternative.