Filtra mediatike
Mënyra dhe mjete për zgjedhje dhe orientim të informatave dhe përmbajtjeve mediatike. Mund të realizohet nga faktori njeri (gazetar, redaktor, pronar, etj) ose nga ndonjë teknologji e caktuar të cilën e përdorin mediat (rrjet mediatik, algoritëm, kroler, etj). Faktorët në procesin e filtrimit mediatik mund të jenë ideologjik, kulturologjik, gjuhësor, socio-politik, teknik, infrastrukturor etj.