Fejton

Zhanër i nënstilit monografik-publicistik, i cili karakterizohet me dokumentaristikë të pasur, por edhe me tipare të stilit letrar. Fejtoni është një lloj më i gjatë, i cili mund të botohet në mënyrë integrale ose periodike, në vazhdime. Fejtoni është një lloj zhanri, që përfshin lloje historike, politike ose lloje të tjera të të dhënave shoqërore, emra, fakte, por zakonisht është vepër e një autori ose një grupi autorësh që paraqesin njohuritë e tyre – pjesëmarrës në ngjarje, vëzhgues aktivë ose rrëfyes. Bën pjesë në a.q. prozë jofiktive. Është i dedikuar për publikun më të gjerë të lexuesve dhe së këndejmi stili i tij është i qartë dhe i kuptueshëm.

Maqedonisht

Фељтон

Anglisht

Feuilleton