Fushatë / fushatë politikë

Përpjekje e planifikuar, e organizuar dhe e koordinuar për bindje përmes publikimit serik dhe dërgimit të porosive dhe përmbajtjeve publikut ose grupeve të synuara të caktuara. Qëllimet e bindjes mund të jenë të ndryshme, kështu që fushatat reklamuese p.sh., kanë për qëllim të ndikojnë nsaj zgjedhjes së produkteve nga blerësit. Fushatat politike dhe zgjedhore kanë për qëllim përforcimin ose ndryshimin e disponimit të votimit ose sjelljen e njerëzve. Realizuesit e fushatave politike përpiqen ta tërheqin vëmendjen e publikut për çështje të caktuar dhe të mobilizojnë mbështetje me qëllim ato që janë në pozitë për vendimmarrje të ndërmarrin veprim të dëshiruar të caktuar. Fushatat zgjedhore, në mënyrë më specifike, synojnë që të përfitohet besimi dhe mbështetja e votuesve gjatë procesit zgjedhor (fushatës zgjedhore). Qasja në mediat dhe prania në to është hap kryesor në realizimin e fushatave politike. Sektori mediatik gjithashtu mund të iniciojë fushata për rritje të vetëdijes së publikut të tij për çështje të caktuara, për shembull për mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e qytetarëve, etj.

Anglisht

campaign, political campaign