Frazemë
Grup, thënie a shprehje e qëndrueshme e një gjuhe, që është e pandashme nga ana leksikore, ka kuptim tërësor, të njësishëm, të mëvetësishëm e gjithnjë të figurshëm, që riprodhohen në ligjërim si njësi e gatshme dhe kryen funksionin e një fjale a të një fjalie të vetme: Është bërë pelin, është bërë tym ‘është hidhëruar shumë’, hoqi të zitë e ullirit ‘u mundua është’, marr vesh ‘kuptoj’ etj.