Fonetika/fonologjia
Fonetika është degë e gjuhësisë, që studion mjetet tingullore të një gjuhe, ndërtimin tingullor të saj dhe zhvillimin e tij ose sistemin e tingujve të artikuluar në përgjithësi. Fonologjia është pjesë e fonetikës që studion sistemin e fonemave të një gjuhe dhe ndryshimet e tyre, domethënë sistemin e tingujve të një gjuhe nga pikëpamja e përdorimit të tyre shoqëror në procesin e komunikimit midis njerëzve. Fonologjia ndahet në: sinkronike (përshkruese) dhe diakronike (historike).