Eufemizëm
Eufemizma quhen zakonisht gjithë ato fjalë e shprehje, qe zëvendësojnë fjalë të vrazhda e të pahijshme me fjalë e shprehje më të lehta e më të buta. Përdoren për shkak të sjelljes së mirë në komunikim dhe për shkaqe religjioze, shoqërore dhe politike: nuk e thotë të vërtetën ‘gënjen’, është pak qejfli ‘i dehur’, u nda prej nesh ‘vdiq’, të bukurat ‘grykët’, gojëlidhuri ‘ujku’, vende në zhvillim ‘vende të pazhvilluara, vijon epilog juridik ‘vijon zgjidhje gjyqësore”.