Edicion digjital
Version online ose elektronik identik me edicionin e shtypur të gazetës së përditshme ose revistës javore/mujore. Ato shpesh përmbajnë elemente të tilla ndërvepruese si hiperlidhje, opsioni për kërkim, përmbajtje multimediatike si video ose animacion për pranim më të mirë të përmbajtjeve ose reklamave. Disa gazeta dhe revista janë shndërruar në media online, pasi kanë vendosur t’i ulin shpenzimet e shtypjes dhe shpërndarjes, duke pasur parasysh faktin se tirazhi i tyre është duke rënë çdo ditë. Një pjesë edicioneve digjitale janë falas, por në botë pjesa më e madhe sigurohet vetëm me abonim.